Vendosni fjalën kyçe....

Qytetari që denoncoi deputetin demokrat Spaho se e kapi nga krahu: Na thoshte pse rrini këtu, më turpëroi edhe emrin


Një qytetar ka denoncuar deputetin e PD-së Edmond Spaho se e kapi nga krahu dhe e nxorri jashtë, teksa ata prisnin radhën për të  votuar.

Sipas tij deputetët nuk kanë punë në qendra votimit ndërsa tha se edhe vetë quhej Mondi.

“Vjen Edmond Spaho na merr zvarrë dhe na nxjerr jashtë, mua dhe ca të tjerë. Na thoshte pse rrini këtu, ndërsa ne rrinim këtu në rradhë për të votuar. Çfarë duan deputetët që vijnë këtu dhe na kërcënojnë. Më hoqi zvarrë. Unë quhem Mondi, na turpëroi edhe emrin.” – u shpreh qytetari.

Ndërsa ministri i Mbrojtjes Peleshi tha se i vinte keq kur dëgjonte incidente të tilla sidomos nga deputetë. Ndërsa theksoi se deputeti i PD-së Spaho përpiqet të bëjë emër me sjellë të këqija.

“Më vjen keq kur dëgjoj për incidente të tilla sidomos nga deputetë. Nuk është hera e parë që ky individ mundohet të bëjë emër nëpërmjet gjesteve dhe sjelljeve shumë të këqija, aspak qytetare, duken si rrufe në qiell të kaltër. Janë tërësisht të huaja në shoqërinë tonë, por gjithsesi janë incidente të vogla që nuk lënë ndonjë gjurmë të rëndësishme. Nesër do harrohen, jemi qytetarë të përgjegjshëm dhe më mirë se me deklarata politike, përgjigjien e jep më mirë populli.” – tha Peleshi.