Vendosni fjalën kyçe....

Bardh Spahia: Të dhënat tregojnë për fitore bindëse në Shkodër


Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Shkodrës, Bardh Spahia, ka mbajtur në përfundim të procesit të votimit një deklaratë për mediat, ku ka shpallur fitoren.

Spahia në fjalën e tij tha se të dhënat paraprake tregojnë për një fitore bindëse të koalicionit “Bashkë Fitojmë” në Shkodër.

Ai ftoi qytetarët të shohin drejt mandatit të ardhshëm, ku bashkia në drejtimin e tij do të bëjë më të mirën për të gjithë qyetarët.

“Të gjitha të dhënat tona tregojnë për një fitore bindëse. Kështu që i ftoj qytetarët tanë që të shohin para drejt një 4-vjeçari tjetër shumë të suksesshëm, në çdo cep të bashkisë deri në Malësinë e Dukagjinit”, tha Spahia.