Vendosni fjalën kyçe....

Përgjegjësi për rezultatin në zgjedhjet lokale? Berisha: Automatikisht kaloj në rivotim


Sali Berisha thotë se do të kalojë në rivotim si kryetar i Partisë Demokratike të Rithemelimit nëse nuk arrin të fitojë mbi 50 bashki.

Berisha u pyet nga gazetarët nëse do të mbajë përgjegjësi, siç ka deklaruar vetë. Ai tha se sipas ndryshimeve të statutit të PD-së, kryetari shkarkohet kur humbet zgjedhjet e përgjithshme dhe kalon automatikisht në rivotim nëse pëson disfatë në zgjedhjet vendore.

Kam deklaruar që statuti do të zbatohet pikë për pikë. Statuti ka parakuptuar përgjegjësi, në zgjedhjet lokale si rregull, janë të përgjithshmet etaloni i kryetarit të partisë, ndërsa ne kemi futur në statut rivotimin e kryetarit. Është standard, është automatike kjo, nuk varet nga unë”-deklaroi Berisha.