Në Qarkun Tiranë, PS-ja ka rimbajtur bashkitë Kamëz e Vorë, ku Rakip Suli e Blerim Shera u shpallën fitues që mbrëmjen e djeshme duke qenë se atje votimi e numërimi ishin elektronik,
Në Kamëz Suli mori 60.36% të të votave, kundrejt Arjan Hoxhës që mori 35.32% të votave. Ndërsa kandidati i PD-së së Alibeajt, Bilbil Bajraktari mori 4.3% të votave.
Në Vorë Blerim Shera i PS-së mori 73.5 % të votave me kandidatin i Bashkë Fitojmë Indrit Hoxha që mori 26.5%.
Në Bashkinë Tiranë janë numëruar 314 nga 941 kuti gjithsej. Kryebashkiaku Veliaj kryeson me 53% të votave kundrejt Belind Këlliçit me 36% të votave. Roland Bejko i PD-së ka deri tani 4.5% të votave ndërsa Arlind Qori i Lëvizjes Bashkë 5%.
Në bashkinë Kavajë, kandidati i PS-së Redjan Krali kryeson me 55.57% të votave kundrejt 44.3% të votave kur janë numëruar 8 nga 92 kuti.
Në Rrogozhinë janë numëruar 45 nga 55 kuti e deri tani kandidati i Bashkë Fitojmë Shkëlqim Hoxha kryeson ngushtë me 50.5% të votave ndaj 49.5% të socialistit Edison Memolla.