Në qarkun e Korçës, PS-ja ka konfirmuar fitoren në bashkinë Pustec ku kandidati i saj Sali Kolevski ka marrë mi 64% të votave kundër kandidatit të PD-së Pandi Jani.
Në Devoll janë numëruar 26 kuti nga 49, ku kandidati i PS-së Eduard Duro kryeson me 52.% të votave, ndërsa Elvis Hajdërlli i BF ka 47% të votave.
Në Kolonjë janë numëruar 25 nga 28 kuti, dhe kandidati i Partisë Socialiste Erion Isaj kryeson bindshëm me 64% të votave, ndërsa rivali i tij Et’hem Lumani ka 36%.
Në Pogradec janë numëruar 36 kuti nga 106 e deri tani kryeson kandidati socialist Ilir Xhakolli me 65% të votave, ndërsa rivali i tij nga koalicioni BF Zini Tollozhina ka 32.30%. Në garë është edhe një kandidat i Lëvizjës së Re, Rezart Laraku, i cili ka marrë 2.02%
Në Korçë janë numëruar deri më tani 70 qendra votimi nga 158 gjithsej. Kryebashkiaku Filo kryeson me 62.54% të votave përkundrejt 37.46% të kandidates së BF, Ledina Alolli.
Në Maliq kryeson kandidati socialist Gezim Topçiu që ka 67.9% të votave kur janë numëruar 27 kuti nga 76. Kandidati i BF, Alfred Gega, ka 32.07% të votave.