Në Bashkinë Tiranë nga 941 qendra votimi në total, deri më tani janë numëruar 852 prej tyre.
Kandidati i PS, Erion Veliaj kryeson rezultatin e numërimit të votave me 54.39 % ( 142070 vota).
Nga ana tjetër kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Belind Këlliçi e ndjek me 34.86 % (91067 vota), pra Veliaj kryeson me rreth 50 mijë vota.
Kandidatët e partive të tjera, konkretisht Arlind Qori i Lëvizjes Bashkë ka marrë deri tani 4.78% të votave, ndërsa Roland Bejko i PD ka mbledhur 4.28% të votave.