Vendosni fjalën kyçe....

Zgjedhjet lokale/ PS triumfon 53 bashki, Bashkë Fitojmë merr 7, Veliaj fiton thellësisht Tiranën


PS ka fituar në 53 bashki në zgjedhjet vendore të 14 majit ndërsa koalicioni Bashkë Fitojmë ka fituar 7 të tilla.

Ndërkohë një bashki është fituar nga MEGA.

PS-ja ka fituar në Tiranë, Kamëz, Vorë, Elbasan, Pustec, Kolonjë, Librazhd, Dropull, Tropojë, Roskovec, Libohovë, Rrogozhinë, Këlcyrë, Gramsh, Belsh, Përmet, Delvinë, Selenicë, Tepelenë, Peqin, Poliçan, Devoll, Lushnjë, Bulqizë, Mat, Klos, Korçë, Kuçovë, Sarandë, Dibër, Skrapar, Cërrik, Patos, Prrenjas, Berat, Vau i Dejës, Mallakastër, Vlorë, Konispol, Maliq, Lezhë, Dimal, Mallakastër, Divjakë, Shijak, Përmet, Pogradec, Mallkastër, Kukës, Malësie Madhe dhe Kurbin. Në Tiranë diferenca e Veliajt me kandidatin rival, Këlliçin është mbi  58 mijë vota.

Koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’ ka arritur të fitojë në shtatë bashki Kavajë, Pukë, Has, Himarë, Memaliaj, Mirditë, Fushë Arrëz. Në Finiq fitoi partia MEGA me kandidatin Romeo Çakuli.

Në tre bashki u zbatua votimi e numërimi elektronik, përkatësishst në Elbasan, Kamëz e Vorë, të treja bashki të fituara thellësisht nga PS-ja.