Në Korçë PS kryeson me 49.53% të votave duke marrë 23 vende teksa janë numëruar 116 qendra nga 158. BF ka 19.52% të votave të përkthyera në 9 vende, PD ka 5.27% ose 2 mandate ndërkohë që nga një mandat kanë marrë deri tani PSD me 3.86%, PR me 4.02%, Nisma Thurje me 2.84%, Partia e Gjelbër e Lazjon Petri.
Në Pustec, PS ka marrë 5 vende, BF ka 4 vende. 3 vende ka marrë Aleanca Maqedonasve për integrimin Europian ndërsa nga 1 mandat kanë marrë PSD, PDS e PAA me 7.62%.
Në Kolonjë PS ka marrë 5 vende. BF ka marrë 4 mandate. 3 mandate ka marrë Aleanca Maqedonasve për integrimin Europian dhe nga 1 mandat PSD, PAA dhe PDS.
Në Maliq, PS kryeson me 20 vende, BF ka deri tani 6 vende. PSD ka 3 vende dhe LZHK ka 2 vende.
Në Pogradec janë numëruar 31 nga 106 qendra votimi. PS kryeson me 17 vende. BF ka 6 vende, PD 2 vende ndërsa LZHK ka 2 vende.
Në Devoll ende s’ka nisur numërimi.