Vendosni fjalën kyçe....

Zgjedhjet 2015-2023/ Berisha fitoi 8 bashki më pak se Basha – Krahasimi i rezultateve


Koalicioni Bashkë Fitojmë i udhëhequr nga Sali Berisha ka fituar në zgjedhjet e fundit vendore 8 bashki më pak se në zgjedhjet vendore të vitit 2015 kur PD-ja drejtohej nga ish-kreu Lulzim Basha.

Ndërsa koalicioni i drejtuar nga Berisha ka fituar 7 bashki në zgjedhjet e 14 majit 2023, në ato të vitit 2015 fitonte 15 bashki.

PS-ja nga ana e saj ka fituar në mënyrë dërrmuese zgjedhjet vendore të 14 majit 2023, një koalicion i drejtuar prej saj fitonte 8 bashki më pak në zgjedhjet vendore të vitit 2015.

Nëse kthehemi 8 vite pas, Aleanca për Shqipërinë Evropiane e kryesuar nga PS-ja që drejtohej nga Edi Rama fitonte 45 bashki në mbarë vendin nga 61 në total.

Aleanca për Shqipërinë Evropiane kishte në formacion 25 parti asokohe ndryshe nga koalicioni që drejtohej nga Partia Demokratike i emërtuar Aleanca Popullore për Punë e Dinjitet. Ky i fundit arriti të fitojë 15 bashki, ndërsa bashkia e Finiqit u fitua asokohe nga PBDNJ-ja.

Krahasuar me zgjedhjet e vitit 2013, APPD-ja e drejtuar nga PD-ja fitonte asokohe Kamzën, Vorën, Klosin, Matin, Mallakastrën, Dropullin, Përmetin, Devollin, Pogradecin, Kukësin, Tropojën, Lezhën, Shkodrën, Vaun e Dejës e Selenicën. Bashki të cilat i ka humbur të gjitha në zgjedhjet e 14 majit.

ASHE (Aleanca për Shqipërinë Evropiane) – 45 bashki

Qarku Berat: Berat, Kuçovë, Poliçan, Skrapar, Ura Vajgurore

Qarku Dibër: Bulqizë, Dibër

Qarku Durrës: Durrës, Krujë, Shijak

Qarku Elbasan: Belsh, Cërrik, Elbasan, Gramsh, Librazhd, Peqin, Prrenjas

Qarku Fier: Divjakë, Fier, Lushnjë, Patos, Roskovec

Qarku Gjirokastër: Gjirokastër, Këlcyrë, Libohovë, Memaliaj, Tepelenë

Qarku Korçë: Kolonjë, Korçë, Maliq, Pustec

Qarku Kukës: Has

Qarku Lezhë: Kurbin, Mirditë

Qarku Shkodër: Fushë Arrëz, Malësi e Madhe, Pukë

Qarku Tiranë: Kavajë, Rrogozhinë, Tiranë

Qarku Vlorë: Delvinë, Himarë, Konispol, Sarandë, Vlorë

 

APPD (Aleanca Popullore për Punë e Dinjitet) – 15 bashki

Qarku Berat: 0

Qarku Dibër: Klos, Mat

Qarku Durrës: 0

Qarku Elbasan: 0

Qarku Fier: Mallakastër

Qarku Gjirokastër: Dropull, Përmet

Qarku Korçë: Devoll Pogradec

Qarku Kukës: Kukës, Tropojë

Qarku Lezhë: Lezhë

Qarku Shkodër: Shkodër, Vau i Dejës

Qarku Tiranë: Kamëz, Vorë

Qarku Vlorë: Selenicë

 

Minoriteti Etnik Grek për të Ardhmen – 1 bashki (Finiq)

Koalicioni ASHE përbëhej nga 25 parti

Partia Socialiste, Aleanca Demokristiane e Shqipërisë, Rruga e Lirisë, Partia Socialiste e Vërtetë 91, Partia

Socialpunëtore Shqiptare, Fryma e Re Demokratike, Partia e Reformave Demokratike Shqiptare, Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Partia për Europianizimin dhe Integrimin e Shqipërisë, Aleanca e Maqedonasve për Integrim Europian, Aleanca për Demokraci dhe Solidaritet, Partia e Gjelbër, Aleanca për Barazi e Drejtësi Europiane, Partia Demokracia Sociale, Partia Forca Rinia, Aleanca Arbnore Kombëtare, Partia Shqiptare Atdheu, Partia e Çështjeve Shqiptare, Lëvizja Socialiste për Integrim, Partia Komuniste e Shqipërisë, Partia G99, Partia Unitetit Kombëtar, Aleanca Demokratike, Partia e Punës e Shqipërisë, Partia Demokristiane e Shqipërisë

Koalicioni APPD përbëhej nga 10 parti

Lëvizja për Zhvillim Kombëtar, Balli Kombëtar Demokrat, Lëvizja e Legalitetit, Partia Republikane, Ora e Shqipërisë, Partia Demokratike, Balli Kombëtar, Bashkimi Liberal Demokrat, Lidhja Demokristiane Shqiptare, Partia Agrare Ambientaliste.