Të paktën 39 persona janë zhdukur pasi një anije kineze u përmbys në Oqeanin Indian të martën, njoftuan mediat shtetërore kineze, sipas AA.
Personat e zhdukur përfshijnë 17 anëtarë të ekuipazhit kinez, 17 indonezianë dhe pesë filipinas, raportoi transmetuesi publik kinez CGTN të mërkurën.
Ai tha se anija ishte një anije peshkimi kineze e cila “u përmbys në pjesën qendrore të Oqeanit Indian të martën”.
“Deri më tani, asnjë person i zhdukur nuk është gjetur dhe një kërkim është duke u zhvilluar”, shtoi raporti.