Vendosni fjalën kyçe....

U paralajmërua mbledhja e kryesisë pas tërheqjes së Alibeajt, disa anëtarë nuk pranojnë: Nuk ka më kompetencën për ta thirrur


 

Ditën kur u dorëhoq nga pozicioni i tij si kryetar i komanduar i grupi parlamentar në PD dhe nga posti i kryetarit të grupit parlamentar, Enkelejd Alibeaj paralajmëroi edhe një mbledhje kryesie e cila parashikohej që të mbahej ditën e sotme për riorganizmin e PD-së.

Por për disa anëtarë të kryesisë dhe deputetë, Enkelejd Alibeaj tashmë është i dorëhequr dhe nuk ka më tagrin apo kompetencën për të thirrur kryesinë e PD-së.

Ndërkohë sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi është në pritje të përgjigjes së Jorida Tabaku nëse do të marrë drejtimin e komanduar të PD-së apo jo, pasi aktualisht mban pozicionin e nënkryetares.