Vendosni fjalën kyçe....

Luiz Ejlli dhe Benet Becit të ftuarit në podcast-in e rradhës të Ramës, këngëtari: Shkodra për herë të parë votoi me tru e jo me zemër


Kryeministri Edi Rama zhvillon podcast-in e radhës me kryetarin e sapozgjedhur të bashkisë së Shkodrës, Benet Becin dhe fituesin e “Big Brother VIP 2”, Luiz Ejllin.

Podcast-i i titulluar “Blu Brothërs” transmetohet të shtunën, në rrjetin social “Facebook” të Edi Ramës.

Luiz Ejlli tha se gjithmonë është konsideruar i djathtë dhe se nuk kishte shpresa, por siç tregon ai u ndihmua nga Benet Beci. Kryeministri Rama e ngacmoi për këtë fakt, duke i thënë se e fitoi vendin e punë në kohën e qeverisjes së majtë, këngëtari shkodran tha se ai nuk merret me këtë gjë ‘i majtë apo i djathtë’ por me faktin se nuk është bukëshkelës.

Sa i takon fitores së Benet Becit në Shkodër, Luizi tha se për herë të parë qyteti zgjodhi me mendje dhe jo me zemër.

Ndërsa kryeministri Rama iu drejtua Becit me humor se po nuk i pastroi plehart në Shkodër, do ta fusë atë vet në kazan.

 

Pjesë nga biseda

Luiz Ejlli: Kam parë Grande Fratello kur është bërë për herë të parë në Itali, para shumë vitesh. Që atëherë nuk e kam parë më. Thjesht kur më bënë ftesën për të hyrë e kam studiuar, kam parë Big Brother-at më të fortë që kanë qenë në Shqipëri plus kam parë dhe në vende të ndryshme të botës ku kanë qenë personazhet më pikante, më të fortë, më interesantë dhe jam munduar që t’i mbledh të gjithë bashkë dhe t’i fus në një, t’i fus tek vetja edhe pse e dija që mund  ta mbaja për njëfarë kohë ashtu sepse nuk ke ku shkon pa dalë vetëvetja. Por, qëllimi që kisha dhe e dija se çfarë isha duke lënë dhe nuk e dija se çfarë më priste dhe isha futur “all in” ose për të fituar o s’ka. E dija që ishte e vetmja portë ose dritare për mua për të ardhmen time, duke marrë parasysh që, po e lidh me Benetin, kur isha jashtë si çdo njeri, të gjithë kemi pasur uljet dhe ngritjet tona, unë mbeta me plotë gojën në rrugë të madhe, kam telefonuar njerëz, qoftë biznesmenë, qoftë drejtues mediash, por edhe politikanë që i kisha njohje personale…

Kryeministri Edi Rama: Mua jo…

Luiz Ejlli: Po duke marrë parasysh që gjithmonë jam konsideruar i djathtë, nuk i kisha fare shpresat se mendoja se do thonë “Ky është i djathtë”, por këto do e sqaroj më mbrapa sepse siç e thatë dhe ju, është hera e parë që flasim dhe përballë, por as në telefon e asgjë.

Kryeministri Edi Rama:  Kemi folur me diçka tjetër, por do ta sqarojmë më mbrapa.

Luiz Ejlli: Ajo nuk është e folur. Ajo ka qenë periudha kur ju i kishit vendosur qëllim vetes t’i kthenit përgjigje të gjithë shqiptarëve dhe është pak e vështirë. Telefonova zotërinë që kam përballë dhe më tha “Hajde”. Kam shkuar tek KESH-i, në atë kohë Beneti ishte administrator i KESH-it. E takova, më tha me thuaj çfarë problemi ke dhe i thashë që jam pa punë, në rrugë të madhe, kjo është CV-ja ime, këto janë aftësitë e mia. Nëse është e mundur për një vend pune dhe më tha që do shoh kur të bëhet audicioni i parë, ku të jetë, të ftoj të vish dhe uroj ta fitosh. Për hir të vërtetës, e fitova dhe u futa dhe jam shumë mirënjohës.

Kryeministri Edi Rama: Domethënë, në kohën e qeverisë së majtë?

Luiz Ejlli: Pse do ta lidhësh gjithmonë?

Kryeministri Edi Rama: The që nuk mora se isha i djathtë, por në punë qenke futur në kohën e qeverisë së djathtë.

Luiz Ejlli: Unë isha në punë edhe në kohën e të djathtës, por mbeta pa punë dhe më futi zotëria në fjalë dhe i jam shumë mirënjohës. Për ata që thonë “Luiz, u bëre i majtë, i djathtë, i mesëm” me këto nuk merrem, nuk merrem me këtë pjesë. Unë nuk jam bukëshkelës, unë vlerësoj individin, vlerësoj njeriun dhe në këtë rast është Beneti.

Kryeministri Edi Rama: Nuk ka nevojë të na shpjegohesh se nuk je në hetuesi. Doja thjesht të dija episodin si ndodhi meqë gjithë në këtë informacionin që kam marrë nga shërbimet, këtu del që ke thënë që Beneti ishte njeriu që t’u gjend në moment të vështirë.

Luiz Ejlli: Absolutisht që po.

Kryeministri Edi Rama: Pyetjen e kisha për arsye tjetër. Ti e bëre atë që e quajte kthimin e nderit për Benetin. Tani, duke qenë se ti je i lidhur me Shkodrën, shkon në Shkodër e nuk je aty gjithë kohës, gjë që të krijon dhe një farë distance, por je dhe në mënyrë të vazhdueshme dhe sheh. Çfarë do doje ose çfarë pret nga Beneti, se nderin ia ktheve, nuk mund t’ia kthesh gjithë jetën, u latë. Çfarë pret ti nga Beneti si një votues i tij që pastaj kur të vijë radha përsëri të thuash, e bëri këtë që prisja apo bëri jo aq sa prisja, apo bëri mjaftueshëm. Prandaj do ia jap votën prapë. Çfarë pret ti? Po të pyes si një shkodran që e ka votuar.

Luiz Ejlli: Unë e them haptas. Kërkoj tre gjëra nga Beneti si qytetar shkodran, si populli.

E para, pastrimin e qytetit nga plehrat që bëhen sa më shumë mbushen kazanët, digjen e dihet.

Lagjet e vjetra ose lagjet që janë pak më të thella, janë pa rrugë të shtruara. Bie shi dhe bëhet gropa që s’ke mundësi të kalosh. Flas qytetin, s’ka lidhje se Oboti e ato pjesa këtej. Pra, shtrimin e rrugëve dhe Shirokën, Bunën, thellimin e saj në bashkëpunim me mbështetjen tuaj kuptohet, edhe të jashtëm që janë të gjithë, jam i bindur që të gjithë do thonin po, se jam i bindur që ajo pjesë mund të bëhet shumë më e bukur se Venecia. Ura është bërë, ka atë hapjen, aty mund të vijnë nga Mali i Zi, bëhet një turizëm, vende pune. Të dy kemi qenë në France, në Paris, kemi parë kanalin se si është me ato varkat restorant, me muzikë, pra mund të bëhet në Shkodër, por ajo do thellim, do pastrim dhe jam i bindur që Beneti mund t’i bëjë, jo se po ja kërkon Luizi apo Shkodra, por me aq sa e kam njohur Benetin e di që nuk e zë vendi pa i bërë. Kjo është ajo që kërkoj unë, duke marrë parasysh që nuk jetoj aty aktualisht, por kam qejf ta shoh. Kur të marr vesh që janë bërë këto tre gjëra do të them bravo të qoftë që e bëre për Shkodrën, se unë nuk them do ta bësh për Luizin apo për Benetin. Bëje për Shkodrën e po i bëre këto, për mua ka respektin maksimal dhe i ka hallall të gjitha votat dhe gjithçka.

Kryeministri Edi Rama: Ka hallall një votë, se një votë i ke dhënë. Të tjerët do ta vendosin vetë atë punë.

Benet Beci: Vë re diçka. Në Shkodër disa herë më thonë këtë pjesën që ishalla po i bën plehrat, ishalla po i bën rrugët, që është detyra normale

Kryeministri Edi Rama: Lëri se këto i dimë. Se plehrat po nuk i bëre dhe plehrat do vi do të fus në kazan vetë. Ky pastaj po të dojë le të vejë kapakun. Benet, kam një pyetje shumë serioze, se nuk e kemi bërë këtë muhabet. Sot takohemi për herë të parë pasi u përshëndetëm aty tek selia kur erdhët me Mamicën. Tani ti je bërë kryetari i bashkisë së Shkodrës. Unë shpresoj shumë që ti do jetosh në Shkodër e nuk do jesh si disa kryetarë bashkie në historinë e këtyre viteve që votohen atje, janë nga atje apo kanë një lidhej me atje dhe pastaj e bëjnë Tiranë – atje, e atje – Tiranë çdo ditë

Benet Beci: Po filluam projektet e mëdha bashkë, aty më ke.

Kryeministri Edi Rama: Jo, jo. Projektet e mëdha i bëj vetë unë.

Benet Beci: Ishte një mënyrë…