Vendosni fjalën kyçe....

Alibeaj reagon për deklaratat e Berishës: Sindroma e komunizmit i rikthehet si përherë kur humb, duke shpallur grupe armiqësore


Fill pas bashkëbisedimit me qytetarët në një lidhje live nga ish kryeminstri Berisha, i cili renditi shkaqet për farsën elektorale të zgjedhjeve siç e quan ai, dhe shprehu se në këto zgjedhje përveç Lulzim Bashës dhe Enkelejd Alibeajt, të gjithë deputetët e tjerë kanë mbështetur kandidatët e primareve në 14 maj, ka ardhur edhe reagimi nga ish drejtuesi i komanduar i PD-së Enkeljd Alibeajt.

Alibeaj në një status në Facebook, shkruan se Berisha ka gjetur armiq të rinj sot duke publikuar listën e përjashtuesve të rradhës.

Sipas Alibeajt, Berisha është i zhytur në disfatën që i solli demokratëve dhe opozitës, dhe sindroma e komunizmit i rikthehet si përherë kur humb duke shpallur grupe armiqësore.

Alibeaj bashkëpunimin midis koalicionit Berisha-Meta, e quan si arsyen pse pati refuzim masiv në 14 maj nga ana e demokratëve.

Statusi:

“Humbësi i madh i zgjedhjeve të 14 majit paska gjetur sot armiq të rinj, duke publikuar dhe listën e të përjashtuarve të radhës. I zhytur në disfatën që i solli demokratëve dhe opozitës, sindroma e komunizmit i rikthehet si përherë kur humb duke shpallur grupe armiqësore. Shqiptarët e kanë të qartë se shkaku i përçarjes së opozitës është Sali Berisha, sikundër aleanca e tij me Ilir Metën ka prodhuar këshilltarë të LSI me votat e demokratëve në çdo këshill bashkiak. Bashkëpunimi i Sali Berishës dhe Ilir Metës në kurriz të demokratëve dhe shqiptarëve është një nga arsyet pse pati refuzim masiv në 14 maj dhe që e mban në këmbë regjimin e Edi Ramës.”