Vendosni fjalën kyçe....

Alibeaj tregon arsyet e dorëheqjes: Sfida jonë ishte të mbanim gjallë PD-në


Ish-kryetari i komanduar i Partisë Demokratike, aktualisht nënkryetar i kësaj partie, Enkelejd Alibeaj, deklaroi në emisionin “Kjo Javë” në News24 se PD nuk hyri në zgjedhjet lokale për të fituar, por për të mbajtur gjallë partinë dhe atë që ajo përfaqëson.

Ai u shpreh se synimi ishte ruajtja e një PD me raportet e saj emblematike me Perëndimin, dhe që ka forca të distancohet nga korrupsioni e të mos shndërrohet në një vorbull anti amerikane.

Alibeaj ka folur gjithashtu edhe në lidhje me dorëheqjen nga drejtimi i PD, një akt që e ndërmori vetëm pak ditë më parë.

Ai ka treguar arsyet që çuan në një vendim të tillë, ndërsa tha se një gjë e tillë ishte një “mëshim” dhe shembull që dëshiroi t’i jepte politikës shqiptare.

Një vit më parë pas dorëheqjes së Bashës një nga nënkryetarët duhet të merrte drejtimin e partisë. Mu ofrua drejtimi e nuk mund ta refuzoja.

Ka pasur edhe një vendim të Kryesisë dhe grupit, sipas të cilës në një kohë të shkurtër të zhvilloheshin procedurat për zgjedhjen e kryetarin, por ishte një kohë e turbullt për PD dhe u mendua që situata të vijonte deri pas zgjedhjeve lokale.

Të mërkurën doli rezultati final, atëherë përfundoi edhe mandati im. Kjo ishte një nga arsyet që u largova.

Arsye të tjera, publiku e ka ndjekur që ka qenë një kohë e vështirë për strukturën e PD dhe demokratët. marrëdhënie të tensionuara me pjesën tjetër të demokratëve.

Një dorëheqje nga drejtimi , është edhe një moment i kulturës politike.

Ajo që ndodh në politikën shqiptare, janë zvarritje e alibira. Ishte e domosdoshme të jepja një shembull.

Kam dhënë dorëheqjen edhe nga drejtimi i grupit parlamentar. Sfida e PD ishte shumë delikate. E para ishte ajo që nga zgjedhjet edhe pse lokale, doza e politizimit ishte pashmangshme, për çfarë kishte ndodhur brenda nesh. Sfida ishte që PD të dilte gjallë, që mendoj e kaluam.

Sfida ishte të ruajmë nën PD me tiparet e karakteristikat tona, e qendrës së djathë, që ruaj raportet e saj emblematike me perëndimin, që ka forca brenda vetes të distancohet nga korrupsioni, që s’duhej të shndërrohej në një vorbull anti amerikane”-deklaroi Alibeaj.