Një 50-vjeçar ka humbur jetën në Tiranë pas një aksidenti në vendin e punës.
Sipas njoftimit të policisë viktima me iniciale A.B. ka qenë duke punuar në një pallat në ndërtim e sipër në rrugën ‘Besa’.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 8 të mëngjesit të sotëm.
Njoftimi
“Më datë 21.05.2023, rreth orës 08:10, në rrugën “Besa”, në një pallat në ndërtim e sipër, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia ku ishte duke punuar shtetasi A. B., 50 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”