Autori i dyshuar i vrasjes së Arjan Gosës në Kavajë, Habib Rexha, është në arrati pas ngjarjes së rëndë të ndodhur mbrëmjen e djeshme.
Policia ka vënë 10 mijë euro shpërblim për informacion që mund të çojnë në kapjen e tij.
Siç duket nga pamjet video autori i dyshuar është larguar në këmbë pas krimit ndërsa shkak i vrasjes është hakmarrja.
Dyshohet se Habib Rexha mori hakun e të vëllait, për një vrasje të dyfishtë në muajin mars që nisi për një konflikt banal.