Është dorëzuar autori që ekzekutoi me një plumb në kokë, Arian Gosën.
Policia njofton se krahas kërkimeve intensive të zhvilluara për kapjen e tij, strukturat e policisë negociuan dhe me familjarët me qëllim dorëzimin.
Pas kërkesës së familjareve, Rexha ka pranuar të vetëdorëzohet.
Ngjarja ndodhi dy ditë më parë. Arian Gosa ishte së bashku me babanë e tij duke konsumuar kafe në një lokal në Kavajë, ku u qëllua për vdekje nga 31-vjeçari Habib Rexha.
Kavajë
Në vijim të veprimeve kërkimore të kryera nga strukturat e Komisariatit të Policisë Kavajë dhe ato të DVP Tiranë, për kapjen e autorit të vrasjes së shtetasit A. G., të kryer më datë 21.05.2023, ju informojmë se:
Krahas kërkimeve intensive të zhvilluara për kapjen e shtetasit Habib Rexha, strukturat e Policisë negociuan dhe me familjarët me qëllim dorëzimin e këtij shtetasi.
Si rezultat i veprimeve kërkimore, pamundësisë së largimit dhe negociatave me familjarët, shtetasi Habib Rexha u vetëdorëzua në Komisariatin e Policisë Kavajë.
Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.