Vendosni fjalën kyçe....

Rama ironi me atentatin ndaj Salvador Kaçajt: Ia bëri Pjerini me Ulsiun


Kryeministri Edi Rama në turin e falënderimeve u ndal në Lezhë ku gjatë fjalës së tij nuk la pa përmendur denoncimin e bërë nga Salvador Kaçaj për përpjekje për ta eliminuar.

Rama me ironi tha se atentatin ia bëri Pjerin Ndreu me Ulsi Manjën.

Kryeministri shtoi se Kaçaj i kërkonte Manjës takim me të por ky i fondit i thoshte të mos e takonte pasi ishte mashtrues.

Sipas Ramës në fund Kaçaj mashtroi Berishën duke i thënë se atentatin ia bëri Pjerin Ndreu me Ulsi Manjën.

“Pjerini la pa thënë si ishte puna e atentatit që i bëri bashkë me Ulsin, se çdo gjë e kisha imagjinuar, por që këto të dy do tentonin që të hiqnin qafe Salvadorin në autosdradë, se kisha parë as në ëndrrën më kurajoze, megjithatë atentati dështoi, po pasur nevojë që të heqin qafe Salvatorin, nuk rrija dot pa e thënë se kemi pasur një hall të përbashkët, deri kur filloi fushata, se Salvatori i shkruante Ulsiut “kur do takohem me shefin”, Ulsiu më thoshte mos e tako se është mashtrues, dhe unë i thoja kujdes mos të mashtron ty, se mua jo dhe si përfundim mashtroi atë plakun duke i thënë deshën të më vriste Ulsiu me Pjerinin”, tha Rama.