Vendosni fjalën kyçe....

Vangjel Dule: Arrestimi i Fredi Belerit proces i iniciuar politikisht


Kryetari i PBDNJ, Vangel Dule, në emisionin “Open” e quajti arrestimin dhe vendimin e djeshëm të marrë nga GJKKO për Fredi Belerin si hallka e një procesi të iniciuar, motivuar e zbatuar me kritere politike.

Ai ka deklaruar se vendimi është dhënë nën mbikëqyrjen e kryeministrit Edi Rama, ndërsa ka bërë edhe një rezyme të asaj se çfarë ka ndodhur deri në momentin e arrestimit.

Beleri nuk duhet të ishte aty ku është, është kryebashkiaku i zgjedhur i pari i qytetit e duhet të jetë në bashkinë. Vendimi i djeshëm, ishte vetëm hallkanë radhës në një proces të iniciuar të motivuar e zbatuar me kritere politike. Nuk ishte rrufe në qiell të pastër. Gjithçka nisi me tubimin e Ramës në Himarë.

Kushdo që s’njeh komunitetin himariot sheh që nuk ka më shumë se 30 vendallinj në tubim, në nervozizëm e sipër nuk e mbajti dot veten dhe nisi denigrimin e zotit Beleri. Manipulimi që të nesërmen më 7 maj duke marrë një intervistë të zotit Beleri në Protothema të Greqisë duke shtrembëruar përkthimin e duke e kthyer në kauzë. Intervista është e qartë, flet për helenizmin, dhe e trajtojnë si helenizim, nuk janë e njëjta gjë.

Edhe pse e qartësuam disa herë, Rama vijoi deri në ditën e fundit të fushatës variantin e manipuluar. Procesi ishte politik nën mbikëqyrjen e Ramës. Kryeministri ka më shumë prova për këtë se dosja kundër Belerit. Nuk ka asnjë provë dosja kundër Belerit, ndërkohë që unë kam.

Kemi një debat i cili u zhvillua në nivelet e larta të policisë se si do të veprohej me arrestimin e Belerit. U orientuan të përdornin akuzën për shit-blerje votash. Kam informacione nga burime të besueshme që në kohën e duhur do të bëhen publike.

Duhej me çdo kusht që Beleri të neutralizohej në përfundim të fushatës, të kultivohej panik në radhët e votuesve.

Gjendet një person që është i dënuar me vendim të formës së prerë për mashtrim, i cili infiltrohet nga policia ë të provojnë shit-blerjen e votës. Një grup himariotësh e Beleri vihen në përgjim që më 8 maj, deri në 12 maj nuk rezulton asnjë rast. sepse ndryshe do realizohej arrestimi.

Një kontigjent prej 15 vetash të policisë gjyqësore ishin vënë në dispozicion. Arrestohet jashtë lokalit, duke pretenduar në flagrancë, ndërkohë që ishte me avokatin dhe kushëririn. I bie që nëse ai do të blinte vota, do blinte votat e avokatit dhe kushëririt të tij”, tha Dule.