Koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’ ka kërkuar në KQZ rinumërimin e votave në një sërë bashkish.
Opozita ka kërkuar rinumërim si për sa i përket votave për kryebashkiakët ashtu edhe për këshillat bashkiakë.
Bashkitë për të cilat është kërkuar rinumërimi i votave janë Rrogozhina, Kamza, Kuçova, Belshi si dhe në disa qendra votimit në Krujë.
Krerët e koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ e kandidatët kanë përsëritur në çdo dalje mediatike akuzat për manipulim të zgjedhjeve vendore të 14 majit.