Vendosni fjalën kyçe....

Bardhi: BF gënjeu, komisionerë ka pasur në çdo bashki


Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, deklaroi në emisionin “Open” në News24 se përfaqësuesit e koalicionit “BF” kanë thënë një të pavërtetë kur thonë se nuk kanë pasur komisionerë dhe numërues gjatë votimeve, pasi sipas tij aty ku PD nuk ka pasur kandidatë ka ndihmuar kandidatët e opozitës.

Bardhi zbuloi më tej se përtej skenës së parlamentit kolegët në palën e Berishës e dinë që ai nuk mund të fitojë, ndërsa tregoi se thonë se “nuk kanë çfarë bëjnë.

Kemi një statut që duhet të respektohet dhe nuk jam askush për të thënë që vlejnë apo jo. Ne duhet të shtojmë radhët tona nëse duam të jemi fitues. Kam biseduar me kolegët pranë Berishës, ka qenë Paloka por ka pasur dhe kolegë të tjerë. Nëse shkon te kafeja e parlamentit do i shohësh kolegët nga të dyja palët që ulen me njëri-tjetrin. Mos të bëjmë teatër. Ka kolegë që thonë se Berisha nuk sjell fitoren por nuk kemi çfarë bëjmë. Unë kam zgjedhur ta them hapur atë që mendoj.

Thanë që u lanë pa komisionerë, por kjo është e pavërtetë. Në ccdo bashki ku PD nuk ka pasur kandidatë, komisionerët janë bashkuar për kandidatin e opozitës ndërsa numëruesit janë caktuar një për një nga kandidatët. Merreni Igli Carën dhe pyeteni kush i ka caktuar numëruesit, merreni Boçin. Edhe në Vaun e Dejës ku ishin dy kandidatë, janë ndarë anëtarët e komisionit. PD nuk bëhet  dot fituese në konflikt me partnerët tanë strategjikë”, deklaroi Bardhi.