Aktivistët e Lëvizjes Bashkë kanë ‘sulmuar’ ish-zv.kryeministrin Arben Ahmetaj me tufa parash false.
Teksa Ahmetaj po i drejtohej parlamentit për t’u futur në seancë, dhjetëra aktivistë i hodhën atij tufa parash false teksa thërrisnin ‘hajdut, hajdut’.
Ndërkohë Ahmetaj u kthye duke deklaruar se ‘pagat në vitin 2025 do rriten me 100%’.
Ndërkohë deputeti i PS-së Vullnet Sinaj tha se është dakord që pagat të rriten ndërsa shtoi se vetë ka 6 vite që nuk e merr pagën e deputetit.