Vendosni fjalën kyçe....

Dy punonjëse fabrike në Bathore paraqiten me shenja asfiksie në spital


Dy punonjëse të një fabrike në zonën e Bathores në Kamzë janë paraqitur me shenja asfiksie në QSUT.

Më datë 25.05.2023, janë paraqitur për kontroll mjekësor në QSUT disa punonjëse të një fabrike teli në Bathore, të cilat gjatë qëndrimit në ambientet e punës nuk janë ndjerë mirë dhe kanë shfaqur shenja asfiksie. Dy prej këtyre punonjëseve, shtetaset T. D., 42 vjeçe, dhe F. N., 47 vjeçe, ndodhen aktualisht në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”-njofton policia.