Dy roje kufitare iraniane dhe një luftëtar taliban u vranë pas një shkëmbimi të fortë zjarri pranë një poste kufitare midis Iranit dhe Afganistanit, tha të shtunën një zëdhënës i talebanëve dhe media shtetërore iraniane, shkruan Reuters.
Nuk dihet ende se çfarë e ka provokuar incidentin, në të cilin u plagosën edhe disa persona, por ai erdhi mes tensioneve mes dy vendeve për të drejtat e ujit.
Irani ka akuzuar sundimtarët talebanë të Afganistanit për shkeljen e një traktati të vitit 1973 duke kufizuar rrjedhën e ujit nga lumi Helmand në rajonet e thara lindore të Iranit, një akuzë e mohuar nga talebanët.
“Sot, në provincën Nimroz, forcat kufitare iraniane qëlluan në drejtim të Afganistanit, gjë që u prit me një kundërreagim,” tha në një deklaratë zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme të drejtuar nga talebanët, Abdul Nafi Takor.
“Gjendja është nën kontroll Emirati Islamik nuk dëshiron të luftojë me fqinjët e tij,” tha zëdhënësi, pa identifikuar viktimat.
Ai tha se nga një person ishte vrarë në secilën anë dhe kishte pasur disa të plagosur, megjithëse agjencia zyrtare e lajmeve iraniane IRNA tha më vonë se dy roje kufitare iraniane ishin vrarë dhe dy civilë iranianë u plagosën.
Pas përleshjes, autoritetet iraniane mbyllën pikën kufitare Milak-Zaranj, një vendkalim i madh tregtar që nuk është vendi i përplasjes, deri në një njoftim të dytë, tha IRNA.
Zëvendës shefi i policisë iraniane, Qasem Rezaei, tha më herët: “Pa respektuar ligjet ndërkombëtare dhe fqinjësinë e mirë, forcat talebane filluan të qëllonin në postbllokun Sasoli duke marrë një përgjigje vendimtare,” raportoi IRNA.
Rojet kufitare të Iranit thanë në një deklaratë se kishin ‘përdorur zjarrin e tyre të rëndë për të shkaktuar viktima dhe dëme serioze’, raportoi IRNA, pa dhënë hollësi.
Enayatullah Khoëarazmi, zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes talebane, tha: “Fatkeqësisht, sot edhe një herë në zonat kufitare të distriktit Kong të provincës Nimroz, pati ë shtëna nga ushtarët iranianë e më pas një konflikt shpërtheu.”
“Emiratet islamike të Afganistanit e konsiderojnë dialogun dhe negociatat si një mënyrë të arsyeshme për çdo problem. Krijimi i justifikimeve për luftë dhe veprime negative nuk është në interesin e asnjërës nga palët,” tha Khoëarazmi.
Më herët në maj, presidenti iranian Ebrahim Raisi paralajmëroi talebanët për shpërfilljen e të drejtave të Iranit për ujin sipas traktatit të vitit 1973. Talebanët hodhën poshtë kërcënimin e perceptuar të Raisit, me një ish-zyrtar taleban që tallte Raisin në një video që u bë virale.