Vendosni fjalën kyçe....

Ambasadorja Kim i fillon me Tropojën vizitat e ‘lamtumirës’ të detyrës së saj në Shqipëri


Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka vizituar Tropojën, duke nisur kështu procesin e lamtumirës së dhënies fund të detyrës së saj diplomatike në Shqipëri.

Në statusin e postuar nga ambasada amerikane shkruhet se Kim, gjatë vizitës së saj në Bajram Curri, ajo u takua me qytetarë të zonës, duke shprehur mirënjohjen dhe dashurinë e saj për Tropojën si një nga vendet e saj më të pëlqyera në Shqipëri.

“Kur jam me ju, ndiej se jam me familjen time.” është shprehur Kim.

 

Statusi:

“Ambasadorja Yuri Kim vizitoi Tropojën për të nisur procesin e lamtumirës në përfundim të detyrës së saj në Shqipëri. Gjatë vizitës së saj në Bajram Curri, ajo u takua me qytetarë të zonës, duke shprehur mirënjohjen dhe dashurinë e saj për Tropojën si një nga vendet e saj më të pëlqyera në Shqipëri. Duke vënë në dukje rrënjët e saj familjare në malësi, ambasadorja Kim falënderoi tropojanët për mikpritjen e tyre të ngrohtë dhe u tha atyre: “Kur jam me ju, ndiej se jam me familjen time.”

 

Mund të jetë një imazh i 5 persona, persona duke studiuar dhe tabelë

Mund të jetë një imazh i 7 persona, fëmijë, Sheshi Spanja dhe Stari Most