Policia e Pogradecit në arrestoi shtetasin e shpallur në kërkim Nuri Cila, 21 vjeç, banues në Kavajë.
21-vjeçari kishte bashkëpunuar me shtetasin M. H. (të arrestuar në flagrancë gjatë operacionit “Tarifa”), për transportimin e 6 emigrantëve nga vendet e treta, kundrejt pagesave 500-1000 euro/person, me qëllim kalimin ilegal të kufirit, drejt shteteve të BE-së.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.