Presidenti i Republikës ka dekretuar ligjin për rritjen e pagave të administratës deputetëve ministrave dhe Presidentit.
Ditën e enjte parlamenti votoi me votat e deputetëve të Partisë Socialiste dhe asaj Demokratike për rritjen e pagave.
Deputetët, ministrat, kryeministri, Kryetari i Kuvendit dhe Presidenti sipas ligjit shohin një rritje shumë të konsiderueshme.
Ndërsa administrata publike sheh një rritje prej 7%.