Prej 4 ditësh, Fredi Beleri ndodhet në spitalin e burgut, nën monitorimin e mjekëve.
Raportohet se Beleri ka shfaqur probleme shëndetësore kardiake.
Ai ka ankimuar njëherësh në Apelin e Posaçëm dhe pranë shkallës së parë vendimin e kësaj të fundit për ta lënë në burg me akuzën e korrupsionit aktiv kryer në bashkëpunim.
Një tjetër kërkesë për shpallje të pavlefshme të ‘arrestimit në flagrancë’ është dërguar në apelin e Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë.