Ish kryeministri Sali Berisha në mbledhjen e sotme me 61 kandidatët për bashkitë e vendit, pasi hodhi akuza sërish ndaj kryeministrit Rama dhe ambasadores Yuri Kim duke e quajtur komplot ndërkombëtar masakrën elektorale që ka ndodhur në 14 maj sipas tij, paralajmëroi se protestat do të rikthehen duke e quajtur të vetmen rrugë.
Berisha tha se pasi të mbarojë procesi i denoncimit të votës, demokratët do ngrihen në një lëvizje të fuqishme.
“Duhet ti rikthehemi protestës. E vështirë, sakrificë, po rrugë tjetër s’ka… Vetëm veten do të gënjenim. Po ne nuk jemi nga ata që gënjejnë veten. Nuk mundet opozita të ndalë qeverinë të shpërndajë 6800 mijë zarfe. Jo nuk mundet, e vetmja gjë në dorë që thotë opozita do ishte s’do marr pjesë në zgjedhje. Po ai thotë faleminderit nëse heqim dorë. (…)
Pasi të mbarojë procesi i denoncimit të votës, do bëjmë analizën dhe do ngrihemi në një lëvizje të fuqishme. Kundër armikut më të egër të shqiptareve që tashmë është i njohur: Rama dhe qeveria e tij.
Kam besim, se demokratët e idealistët janë të gatshëm t’i japin kthesë vendimtare vendit.”- tha Berisha.