Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i ka kërkuar këshilltarëve bashkiakë të dalë nga zgjedhjet e 14 majit që të jenë të lidhur në përditshmëri me komunitetin.
Meta e sheh të domosdoshme forcimin e raportit mes të zgjedhurve në këshillat bashkiakë dhe qytetarëve.
“Do doja t’ju ftoja për të bërë edhe detyrën më të rëndësishme, përveç punës tuaj me përgjegjësi si këshilltarë në këshillat e reja të bashkive, lidhjen e përditshme me komunitetin, me grupet e interesit, dëgjimin e tyre, marrjen e mendimeve të tyre. Mendoj se është e domosdoshme ta forcojmë këtë raport me qytetarët dhe ky raport forcohet vetëm duke treguar në mënyrë të vazhdueshme, të përditshme, që ju jeni garantë të transparencës, të llogaridhënies, të mbrojtjes së interesit publik”-shkruan Meta.