Vendosni fjalën kyçe....

Voxnews.al publikon dokumentin – Qeveria ka vonuar pagesat që lindin nga kontrata për inceneratorin e Fierit


Voxnews.al ka publikuar një dokument sipas të cilit, qeveria shqiptare ka vonuar pagesat që lindin nga detyrimet kontraktuale me inceneratorin e Fierit. Dhjetëra punonjës të inceneratorit të Fierit zhvilluan një protestë sot duke kërkuar pagat, të cilët nuk i marrin prejpesë muajsh.

Gjatë protestës ata kanë deklaruar se paga është e vetmja e ardhur për familjet e tyre. Punonjësit kanë pohuar se pavarësisht bisedimeve me administratorin e kompanisë dhe ngritjen e shqetësimit te insticucionet shtetërore, asgjë nuk është zgjidhur.

Ata kanë pohuar se prej muajsh janë detyruar tyë marrin borxhe për të mbijetuar. Sipas Voxnews.al, mospagesa prej pesë muajsh e pagave të punonjësve përkon me periudhën kur përmes një vendimi nga Ministria e Energjetikës dhe në shkelje të detyrimeve kontraktuale, ministria ndërpreu pagesat për këtë incenerator.

Bëhet fjalë për pagesa nga qershori deri në tetor të vitit të kaluar, që në total shkojnë në 315 milionë lekë, ose rreth 2.7 milionë euro.

Pagesat, sipas kontratës së nënshkruar mes qeverisë shqiptare dhe kompanisë së inceneratorit të Fierit do shërbenin për shlyerjen e pagave për punonjësit dhe për mbylljen e plotë të investimit, pasi një turbinë e këtij incineratori është bllokuar në doganë.

Kompania e inceneratorit të Fierit, në pronësi të Klodian Zotos, është sekuestruar me vendim gjykate që në dhjetor të vitit 2021. Prej asaj kohe ajo menaxhohet nga Agjencia shtetërore për Administrimin e Pronave të Sekuestruara dhe të Konfiskuara me në krye Faraudin Arapin.