Vendosni fjalën kyçe....

Tabaku reagon ndaj Ibrahimajt për rrogat: Ministri financash që ngatërrohet në llogari është e pazonja të menaxhojë arkën e shqiptarëve


Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka reaguar pas njoftimit të Ministres së Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj se pagat e majit nuk do jenë me rritje siç u premtua dhe miratua me ligj.

Tabaku shkruan se premtimi i rritjes së pagës ishte për fushatë dhe nuk ishte i bazuar në llogaritje korrekte të buxhetit.

Deputetja e PD-së thotë se paaftësia nuk duhet të jetë justifik për shtyrjen në kohë të ligjit të miratuar në parlament dhe të dekretuar.

Tabaku shkon më tej duke thënë se ministria e financave që ngatërrohet në llogari është e pazonja të menaxhojë arkën e shqiptarëve.

Zvarritja e pakuptimtë e qeverisë me rritjen e pagave për 185 000 punonjës të administratës publike që kanë 10 vite pa rritje pagash dhe ka që në dhjetor që i reklamon. Dhe mbasi janë miratuar dhe në parlament tregon se premtimi rritjes së pagave ishte reklamë e papaguar fushate dhe nuk ishte i bazuar në llogaritje korrekte të buxhetit.

Nuk e di si ta kuptojmë Ministren e Financave që ka muaj që thotë paratë janë atje, që janë llogaritur efektet, që hyn në fuqi me sot me nesër.

Paaftësia dhe këmbëngulja krenarisht në të nuk duhet të jetë justifikim për shtyrjen në kohë të një ligji të miratuar në parlament dhe të dekretuar. Ministri Financash që ngatërrohet në llogari është e pazonja të manaxhojë arkën e taksave të shqiptarëve”-shkruan Tabaku.