Vendosni fjalën kyçe....

Afrika e Jugut mund të ndryshojë ligjin për të shmangur arrestimin e Putin


Afrika e Jugut po planifikon ndryshime legjislative për ta bërë ligjin e saj kombëtar të ketë përparësi ndaj atij të Gjykatës Ndërkombëtare Penale (ICC), sipas një zëvendësministri. Masa vjen pasi gjykata lëshoi ​​një urdhërarrest për presidentin rus Putin.

“Në qershor, ne do dorëzojmë ligjin në parlament,” i tha BBC të mërkurën Obed Bapela, një zëvendësministër i vendit. Legjislacioni do i lejonte Afrikës së Jugut që ‘t’i japë vetes përjashtime se kë të arrestojë dhe kë jo,’ tha Bapela.

Në mes të marsit, ICC lëshoi ​​urdhërarreste për presidentin rus Putin dhe Maria Lvova-Belova, komisioneren presidenciale për të drejtat e fëmijëve. Gjykata i akuzoi ata për ‘transferim të dhunshëm të popullsisë’, duke iu referuar përpjekjeve të Moskës për të evakuuar fëmijët nga zonat e luftimit në mes të armiqësive me Ukrainën.

Rusia u përgjigj duke thënë se ICC nuk ka autoritet apo legjitimitet, pasi Moska nuk e ratifikoi kurrë Statutin e Romës të vitit 1998 që themeloi gjykatën.

Sipas ligjeve të saj në fuqi, Afrika e Jugut është e detyruar të arrestojë presidentin rus nëse ai hyn në vend, pasi ajo është anëtare e ICC. Në gusht, Johanesburgu është planifikuar të presë samitin e BRICS – një grup që përbëhet nga Brazili, Rusia, India, Kina dhe Afrika e Jugut.