Vendosni fjalën kyçe....

Benzema largohet nga Reali i Madridit pas 14 vitesh, i bashkohet CR7-ës në Arabinë Saudite


Fituesi i Topit të Artë, Karim Benzema do largohet nga Real Madridi si lojtar i lirë pas 14 viteve të mbushura me trofe, tha klubi i La Liga të dielën, me sulmuesin që do transferohet në Arabinë Saudite ku do luajë me Al Ittihad.

Stacioni televiziv shtetëror i Arabisë Saudite Al Ekhbariya raportoi se Al Ittihad kishte arritur një marrëveshje me Benzema për një kontratë dyvjeçare, ndërsa klubi madrilenë do përfitojë një shumë ‘rekord’ për sulmuesin.

Francezi 35-vjeçar dukej se do qëndronte në klubin spanjoll edhe për një vit pas një sezoni 2022-23, në të cilin ai u përball me lëndime  të shumta dhe humbi pjesëmarrjen me Francën në Kupën e Botës në Katar për shkak të një dëmtimi tjetër.

Megjithatë, një ofertë e vlerësuar nga mediat me vlerë më shumë se 100 milionë euro nga Arabia Saudite thuhet se e bëri atë të rishqyrtojë të ardhmen e tij.

Francezi vendosi të anulojë klauzolën e zgjatjes njëvjeçare që kishte në kontratën e tij, me Realin që tha se ai kishte ;fituar të drejtën për të vendosur të ardhmen e tij;.

“Real Madridi dhe kapiteni ynë Karim Benzema kanë rënë dakord që të mbyllin periudhën e tij të shkëlqyer dhe të paharrueshme si lojtar në klubin tonë”, thuhet në një deklaratë të klubit.

Benzema mund të ndjekë ish-shokun e tij të skuadrës te Real Madrid, Cristiano Ronaldo në vendin e Gjirit pasi sulmuesi portugez nënshkroi një kontratë 2 vjet e gjysmë që vlerësohet të jetë më shumë se 200 milionë euro me Al Nassr në dhjetor.