Vendosni fjalën kyçe....

Dëmtohet gjatë natës makina e anëtares së këshillit bashkiak Shkodër, kritika policisë: Gatishmëria katastrofike


Makina e anëtares së Këshillit Bashkiak të Shkodrës, Alida Haxhia, është dëmtuar gjatë natës në Shëngjin.

Mjeti ishte e parkuar poshtë pallatit ku banon Haxhia. Persona të paidentifikuar i kanë thyer xhamat e pasmë e më pas janë larguar.

Në një deklaratë për mediat Haxhia tha se nuk konflikt me njeri dhe se nuk ka asnjë ide se kush qëndron pas sulmit edhe pse dyshon te dikush.

“Kam një biznes privat në qytetin e Shkodrës, gjithashtu operoj edhe në pjesën e politikës shkodrane. Mbrëmë rreth orës 10 të darkës, kam parkuar makinën time me targa të huaja e sot në mëngjes pashë makinën time të masakruar nuk e di nga kush persona. Një dyshim timin personal e kam. Nuk e di ça ka ndodhur. Policia ka ardhur pas dy orëve në vendngjarje. S’kam asnjë konflikt. Kërkoj që policia të marrë masa. Problemi imi  vetëm është që gatishmëria e Policisë së Lezhës ishte katasrofike, zero përballë kërkesës së qytetarit.” – tha Haxhia.