Vendosni fjalën kyçe....

“PD-së i duhet një lidership i ri”, Dashamir Shehi: Berisha dhe Basha e kanë kryer ciklin e tyre


Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi në një intervistë më gazetaren Elona Meço në emisionin “Pa Censurë” tha se është plotësisht e mundshme që opozita të kthehet në pushtet dhe të rifitojë besimin e qytetarëve. Por për të arritur këtë, opozita duhet të ndryshojë.

Ne si opozitë duhet t’u propozojmë shqiptarëve  një Shqipëri ndryshe. Sa ia dalim, është çështje tjetër. Por duhet ndryshuar lidershipi që të krijohet besimi. Brenda PD ka djem e vajza plot, që duhen provuar. Berisha dhe Basha e kanë mbyllur ciklin që në 2021. Nëse qendrojnë aty do ta dëmtojnë akoma më shumë opozitën”- u shpreh kreu i LZHK-së.

Dashamir Shehi ka disa teza politike, të cilat beson se ndryshojnë për mirë klimën politike në Shqipëri dhe që duhen çuar përpara nga opozita.

Opozita ka nevojë të bashkohet rreth disa tezave politike, jo njerëzve të caktuar. 1.Ndryshimi i ligjit elektoral nw propocional kombëtar me lista të hapura. 2. Ndryshim të ligjit për hartën e ndarjes territoriale të bashkive. 3. Garantim të votës së emigrantëve. 4. Ridemmsionim i raportit mes kryeministrit dhe presidentit, pasi kryeministri nuk mund t’i ketë të gjitha. “.

Kur u pyet, nëse disa nga këto teza ngjajnë me propozimet e Lulzim Bashës, Dashamir Shehi, lë mënjanë modestinë.

Zoti Basha i ka marrë prej meje. Se unë kam 10 vjet që i them. Ai nuk e thotë kaq bukur sa unë. Më bëhet qejfi që tezat e mia i përqafojnë të tjerët. Edhe ligji për referendumet, për të cilin flet Basha, është në parlament. Nuk ka nevojë për fjalën e Bashës kjo punë. Nëse vazhdojmë luftën kush je ti e kush jam unë, zbresim te fusha e Edi Ramës. dhe aty është ai në avantazh.”- u shpreh Shehi.

Ai e sheh të gabuar dhe në dëm të PD dhe të opozitës rikthimin e Lulzim Bashës në krye të PD zyrtare.

Rikthimi i Bashës është i gabuar. Nxitimi për të bërë zgjedhje sa më shpejt në korrik është po aq i gabuar. “- theksoi zoti Shehi. Ai beson se me një lidership të ri opozitar, me dhënien fund të sherreve brenda PD, qoftë edhe duke krijuar 2 parti dhe duke zbatusr idetë politike për komunikimin me njerëzit, opozita e mund Edi Ramën. “Po të jenë Berisha dhe Basha, Edi Rama do të vazhdojë të jetë i pathyeshëm. Por nëse zbatohen këto ide politike, zoti Rama është plotësisht i thyeshëm. Edhe në periudhën më të keqe këtë herë janë akoma 650 mijë shqiptarë që kanë votuar kundër kësaj qeverie. Diferenca është plotësisht e rikuperueshme, nëse shqiptarët shohim një format ndryshe të opozitës, duke lënë mënjanë sherrët e vjetra. Duhet të rindërtojmë dhe një raport me komunitetin ndërkombëtar. Ne me sherret tona ia bëmë peshqesh Edi Ramës Perëndimin. Kjo duhet ndryshuar. Nuk mund t’i dalim ne përballë Perëndimit. Kush nuk e kupton këtë, bën rolin e budallait.”- tha Dashamir Shehi.