Vendosni fjalën kyçe....

Tensionet në PD, dorëhiqen nga kryesia Flamur Hoxha e Oriela Nebijaj


Dy anëtarët e kryesisë së PD-së, Flamur Hoxha e Oriela Nebijaj kanë dhënë dorëheqjen, pas tensioneve në mbledhjen e kryesisë në orët e para të mëngjesit.

Deputeti Hoxha shkruan se është dorëhequr si Sekretar Organizativ dhe nga kryesia pasi nuk është në lartësinë e kryesisë.

Gjatë votimit në orët e para të mëngjesit, Hoxha votoi kundër hapjes së menjëhershme të garës për kreun e ri të PD-së, duke mbajtur të njëjtin qëndrim me pjesën dërrmuese të grupit parlamentar ndërsa Nebjiaj abstenoi.

Pas 8 orësh mbledhje plot tensione e debate, kryesia vendosi dje hapjen e menjëhershme të garës  për kreun e ri të PD-së, që do mbahet me 29 korrik 2023.

Pro kësaj votuan ish-kreu i komanduar Alibeaj si dhe ish-kandidatët për kryebashkiakë Roland Bejko e Agron Kapllanaj bashkë me ish-deputetin Xhemal Gjunkshi.

Deputetët e PD-së dhe gazetarët u kërcënuan nga mbështetësit e ish-kreut Lukzim Basha, që prisnin në hyrje të kryesisë së Kuvendit, ku është selia e PD-së zyrtare.

Gazetari Isa Myzyraj si dhe kreu i grupit parlamentar Bardhi dënuan dhunën duke e cilësuar atë si të papranueshme e duke kërkuar distancim publik prej saj nga drejtuesit politikë në PD.