Vendosni fjalën kyçe....

“Dhuna dhe presioni i mbështetësve të Bashës” – Reagon Indrid Hoxha: Mos u mërzisni për një lapër syve, harruat 8 janarin


Ish-kandidati i “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë Vorë, Indrid Hoxha, ka reaguar për situatën e tensionuar të Partisë Demokratike zyrtare ku mbështetës të Lulzim Bashës i bënë presion deputetëve dhe anëtarëve të kryesisë mbrëmjen e djeshme.

Hoxha i kërkon “të mos mërziten” duke i kujtuar 8 janarin kur dy krahët e PD-së u përlasën dhunshëm në selinë blu në përpjekje se kush do mbante zyrat.

Këta që i paska rrahur Luli mbrëmë, thonë “turp” për dhunën e ushtruar! Ore, e mbajnë këta ç’kanë bërë më 8 janar?! Si i pritën demokratët në shtëpinë e tyre me shkopinj në dorë?! Mos u mërzisni për një shkelm prapanicave dhe një lapër, syve”-shkruan Hoxha