Vendosni fjalën kyçe....

Deputetët e Berishës depozitojnë në Kuvend projektligj për minimumin jetik


Deputetët e grupimit të Sali Berishës dorëzuan sot në Kryesinë e Kuvendit projektligjin për vendosjen e minimumit jetik.

Ata propozojnë rritje prej 200 eurosh për çdo shqiptar si një domosdoshmëri jetike, për të nxjerrë shqiptarët nga varfëria ekstreme.

Sipas tyre nga ky minimum përfitojnë qindra e mijëra qytetarë në ndihmë ekonomike, në papunësi dhe në pension.