Sekretari i Përgjithëm i PD-së Gazment Bardhi i është përgjigjur aty për aty ish-kreut të komanduar të partisë Alibeaj, i cili në një deklaratë të para pak çasteve, i quajti emocionale deklaratat e tij lidhur me tensione në mbledhjen e kryesisë së PD-së zyrtare.
Bardhi tha se dhuna, shantazhimi e fyerja ndaj deputetëve e anëtarëve të kryesisë nga një grup me sjellje paramilitare është e papranueshme.
Ai theksoi se qëndrimi i tij nuk ka qenë emocional por parimore dhe se e ka dënuar dhunën edhe kur ajo është përdorur nga grupi i Berishës.
“Uroj që mos të deformohet ajo që kam thënë. Të dhunosh verbërisht apo të shantazhosh e fyesh deputetë, anëtarë të Kryesisë, pse ata kanë një mendim ndryshe, është sjellje prej një grupi militar dhe jo sjellje demokratike ku secili shprehet i lirë, bazuar në ato që beson. Kam dëgjuar se qëndrimi im ka qenë emocional. Jo nuk ka qenë. Qëndrimet e vërteta nuk kanë asgjë të keqe. Kam pasur qëndrim parimor. Kam dënuar dhunë verbale, kur është përdorur nga grupi i Berishës. Do të dënojë fyerjet dhe shantazhin ndaj gazetarëve edhe kur vijnë nga anëtarë të PD. Nuk mundem të toleroj asnjë dhunë.” – tha Bardhi.