Ish-kreu i PD-së Lulzim Basha është futur në sallën e Kuvendit pas deklaratës për gazetarët para hyrjes në seancën plenare.
Para se të ulej në vendin e tij, ai ka shtrënguar duart me tre deputetë demokratë, dy prek të cilëve Dashnor Sula e Sajmir Korreshi të cilët kanë dalë kundër propozimit të kryesisë e grupit të Bashës në PD për zgjedhjen e kreut të ri me 29 korrik.
Sula duket që ngurron fillimisht t’ia japë dorën Bashës ndërsa pas uljes së këtij të fundit në vend, ka pasur edhe komunikim mes tij e Korreshit.
Sula e Korreshi janë pjesë e pjesës dërrmuese të grupit zyrtar parlamentar të PD-së që kundërshtojnë zgjedhjen e kreut në mënyrë të menjëhershme duke propozuar fillimisht zgjedhjen e krerëve në degë e bërjen e një analize për humbjen në zgjedhjet lokale të 14 majit.
Ndërkohë pjesa dërrmuese e kryesisë së PD-së ku bën pjesë edhe grupi i Alibeajt, vendosën zgjedhjen e kreut të ri më 29 korrik.
Ndërkohë deputetë të PD-së, anëtarë të kryesisë dhe gazetarët kanë denoncuar dhunën e shantazhet ndaj tyre prej njerëzve të Lulzim Bashës në mbedhjen e kryesisë.