Kryeministri Rama pohoi sot se i ka dërguar dje presidentit francez e kancelarit gjerman Scholz një draft për asocacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë.
Ai tha se drafti në fjalë është punuar prej kohësh nga ekspertë amerikanë të nivelit të lartë.
Rama theksoi gjithashtu se themelimi i asocacionit të komunave me shumicë serbe është çelsi i afirmimit ndërkombëtar të Kosovës e shtron rrugën për njohjen e ndërsjellë me Serbinë.
“E kam dikur me kohë që nyja gordiane e dialogut do ishte asocacioni i komunave me shumicë serbe dhe bindja ime është se asnjëherë nga palët se do asocacionin dhe do bëjë çmos që ta shtyjë atë duke të mbajtur hapur krizën me lloj-lloj artifice. Besoj çdo ditë e më shumë se krijimi i asocacionit është çelësi për të hapur përfundimisht derën e afirmimit ndërkombëtar të Kosovës, e njohjes së saj në Kombet e Bashkuara dhe forumet ndërkombëtare. Dje i kam përcjellë Macron dhe Scholz, një draft të asosacionit për të cilin kam vënë në dijeni Këshillin dhe palën amerikane. Është draft i punuar nga ekspertë të nivelit të lartë amerikan prej kohësh. Kjo është bërë në rast se do vinte kjo ditë.” – tha Rama.