Nëna e 23-vjeçarit Florian Selimi, i vrarë katër vite më parë, ka deklaruar se nuk ka gjetur ende drejtësi për të birin.
Dukate Selimi tha se ka disa vite që ende nëpër institucionet shtetërore për të gjetur drejtësi për të birin.
“Përpjekjet e mia kanë qenë të vazhdueshme, i kam shkruar çdo lloj institucioni. Tani mbas 4 viteve, që seancë pas seance, mbi 24 seanca janë bërë, asnjë vendim nuk ka. Njëri është në burg për arsye tjetër, kurse tjetri, kam edhe një foto që endet nëpër seanca pa praninë e policisë, është i lirë domethënë. Kërcënime kam pasur nga ata.” – tha Dukate Selimi, shkruan BW.
Nëna e Florian Selimit pretendon se janë manipuluar provat dhe se ka pasur ndërhyrje për të mbrojtur autorët.
Ajo u kërkon autoriteteve që të marrin masa për të vënë drejtësi.
“Na është thënë atë natë që janë gjetur prova dhe është zbardhur çështja, na është thënë nga shefi i krimeve të rënda. Ndërhyrje të institucioneve deri lart deri në shtet, pasi kam edhe foto që një deputet është në krah të tyre, domethënë kanë përkrahjen e institucioneve ligjzbatuese, por edhe deri lart. Kërkoj nga organet ligjzbatuese që këtë çështje ta marrin me seriozitet, mos na lënë që të kalojmë në vetëgjyqësi sepse gjakun e djalit tim unë nuk e fal. Kam humbur djalin e vetëm, e kam humbur padrejtësisht, është vrarë në rrugë, kërkoj drejtësi.” – thekson Dukate Selimi.