Një makinë është përplasur me motorin e policisë ku një efektiv ka mbetur i plagosu. Ngjarja ndodhi rreth 11:00, në vendin e quajtur “Qafa e Koshovicës” në Fier.
Automjeti tip “Ford” me drejtues shtetasin me inicialet R. S. është përplasur me motomjetin e policisë, me drejtues shtetasin K. P. (punonjës i policisë rrugore të DVP Fier).
Për pasojë është dëmtuar shtetasi K. P., i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.