Vendosni fjalën kyçe....

Çështja për keqtrajtimin e shqiptarëve të Luginës së Preshevës nga Serbia do të ngrihet në PE


Një delegacion i Lugina e Preshevës nga nesër do të jenë në vizitë tri ditore në Bruksel për të ngritur problematikën e shqiptarëve të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit në Parlamentin Evropian dhe Këshillin e Evropës.

Këshillëtarja e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe ish-kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani ka njoftuar se pas ngritjes së problematikës së shqiptarëve të Luginës së Preshevës në Kongresin e Senatin Amerikan dhe në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, adresa e tyre e radhës do të jetë Parlamenti Evropian.

“Për tre ditë në Bruksel do të zhvillojmë 12 takime me udhëheqësit më të lartë të Këshillit të Evropës dhe Parlamentit Evropian. Pozita e vështirë e pakicës shqiptare në Serbi dhe diskriminimi konsistent do të jenë thelbi dhe tema kryesore e këtyre takimeve jashtëzakonisht të rëndësishme.

Kushtëzimi i rrugëtimit të Serbisë në integrimet evropiane do të duhej të kushtëzohej me realizimin dhe plotësimin e të drejtave të shqiptarëve në Serbi në përgjithësi, e në veçanti në komunat Preshevë, Medvegjë e Bujanoc. Zgjidhja më afatgjate dhe më e duhura do të ishte implementimi i reciprocitetit në të drejta të serbëve që jetojnë në Kosovë dhe shqiptarëve në Serbi”, ka shkruar ajo.

Kujtojmë se dy ditë më parë policia e Serbisë ka arrestuar drejtorin e Shtëpisë së Kulturës në Bujanoc, pasi lejoi shfaqen e një filmi nga shqiptar. Ky film ishte i financuar nga Qeveria e Kosovës dhe Këshilli Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevës.