Vendosni fjalën kyçe....

Arrestohet një 31-vjeçare në Tiranës, pasi dyshohet se i mori 10 mijë euro një personi me premtimin se do e çonte në Kanada, në kërkim bashkëpunëtori


Një 31-vjeçare e identifikuar si Arjana Lleshaj është arrestuar nga policia e Tiranës pasi dyshohet i mori 10 mijë euro një personi me anë të mashtrimit. Në kërkim është shpallur bashkëpunëtori i saj.

Të dy në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se i kanë marrë shumën 10 000 euro, shtetasit B. Gj., 49 vjeç, banues në Malësi të Madhe, duke i premtuar se do ta ndihmonin atë që të shkonte në Kanada.  

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, pas kallëzimit nga një shtetas, për një rast të marrjes së parave me anë të mashtrimit, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Premtimi”, si rezultat i të cilit u bë ndalimi i shtetases A. Ll., 31 vjeçe dhe u shpall në kërkim shtetasi S. Gj., 34 vjeç, të dy banues në Tiranë”, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.