Vendosni fjalën kyçe....

Ndahet nga jeta aktori i njohur italian, Francesco Nuti


Është ndarë sot nga jeta aktori i njohur italian Francesco Nuti, në moshën 68 vjeçare.

Edhe pse kishte kohë që ishte larguar nga skena për motive shëndetësore vijoi të mbetej një ndër figurat më popullore dhe më të dashura të kinemasë dhe spektaklit italian. Francesco Nuti është një aktor tepër i njohur dhe pë shqiptarët në vitet 1980 – 1990

Lajmi i bë i ditur nga vajza e tij Ginevra së bashku me familjarët të cilët falënderuan sinqerisht personelin shëndetësor dhe të gjithë ata që janë kujdesur për aktorin në periudhën afatgjatë të sëmundjes.

Data dhe vendi i varrimit do të bëhet i ditur në orët në vijim ndërsa familja kërkon që të respektohet dhimbja e tyre

Nuti u dha jetë personazheve të karakterizuar nga një kadencë e theksuar dialektore, të cilët luanin në përpjekjen për të rifituar rolin dominues brenda çiftit.

Komeditë e tij brilante me tone të paqarta surrealiste patën një sukses të jashtëzakonshëm në vitet ’80 falë filmave si “Unë” “Gjithë fajin e ka Parajsa” dhe “Femrat me funde” një film i suksesshëm që theu të gjitha rekordet e fitimeve në sezonin 1991/92, duke shënuar momentin më të suksesshëm në karrierën e Nutit, i cili ishte skenaristi, regjisori dhe aktori kryesor i atij filmi përkrah bukuroshes, Carole Bouquet.

Nuti lindi në Prato më 17 maj 1955 dhe bëri debutimin e tij si aktor amator kur ishte ende student, duke shkruar monologët e tij.