Këshilli lokal në Monza ka paraqitur një mocion duke kërkuar që stadiumi të riemërtohet duke marrë emrin e tashmë të ndjerit, Silvio Berlusconi.
Berlusconi vdiq këtë të hënë në moshën 86-vjeçare. Ai së fundmi ishte president i klubit të Monzas.
Stadiumi i këtij klubi fillimisht u quajt “Brianteo” dhe u ndryshua në “U-Power” kur u shitën të drejtat e emrit.
Por, tani nga Këshilli i qytetit të Monzas është propozuar që stadiumi të marrë emrin e Berlusconit.
Nga ky Këshill i është kërkuar kryetarit të komunës që të miratojnë kërkesën për emërtimin e stadiumit “Silvio Berlusconi”.
Një ndër arsyet e cekura spikat kjo: “Përveç sukseseve të shumta të arritura gjatë karrierës së tij sipërmarrëse, politike dhe sportive, emri i Silvio Berlusconit do të mbetet përgjithmonë i ankoruar në qytetin tonë, sepse nën drejtimin e tij AC Monza arriti rekordin historik për të arritur elitën futbollit italian dhe për të garantuar qëndrimin e tyre edhe në sezonin në vijim”.
Berlusconi ishte president i Monzas nga viti 2018.