Vendosni fjalën kyçe....

Qyteti holandez ndalon seksin në plazh


Një qytet bregdetar në jug të Holandës ka nisur një fushatë që synon të ndalojë vizitorët në plazhet e tij nga përfshirja në marrëdhënies seksuale publike, pas një lumi ankesash nga vendasit e zemëruar.

‘Projekti Oranjezon’ – ose ‘Dielli i Portokalltë’ – pason kundërshtime të shumta ndaj autoriteteve të këshillit në Veere rreth ‘marrëdhënieve seksuale të kryera nga rekreacionistë të zhveshur’, duke nxitur bashkinë të ngrejë tabela që paralajmërojnë vizitorët flirtues se seksi publik është i ndaluar.

Autoritetet kanë paralajmëruar gjithashtu këdo që shpreson për disa momente privatësie se ka ‘rritje të mbikëqyrjes’ për të siguruar që ‘marrëdhëniet seksuale në vendin e takimit’ të mos ndodhin.

“Dunat janë jashtëzakonisht të rëndësishme për komunitetin lokal dhe duhet të mbrohen”, tha kryetari i bashkisë së Veere, Frederiek Schouwenaar, për The Observer javën e kaluar.

“Ky është një hap i rëndësishëm për të garantuar rendin dhe sigurinë publike.”

Ndër ankesat ishin se ‘grupe të caktuara’ kishin përdorur dunat e rërës si një vend takimi për t’u përfshirë në veprimtaritë e tyre të paligjshme në publik – duke i lënë vendasit të shpresonin se vizitat e ardhshme në bregdet nuk do të jenë aq të forta në përmbajtje.

“Ishte gjithmonë pak kërcënuese,” tha Els den Dulk, 74 vjeç, për The Observer javën e kaluar.

“Kjo ka vazhduar prej 20 vitesh.”