Vendosni fjalën kyçe....

Rama reagon për rrëmbimin e tre policëve të Kosovës nga forcat serbe: Po presim hetimet e KFOR-it, kërkojmë de-eskalim imediat


Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me rastin ku tre policë u rrëmbyen sipas autoriteteve të Kosovës nga forcat policore serbe afër kufirit me Serbinë.

Rama thotë se pret hetimet e KFOR-it dhe se ata që kërkojnë që t’i hedhim benzinë zjarrin nuk do t’ia dijë për Kosovë dhe as për Shqipërinë.

Kush thotë se po heshtim apo kush kërkon t’i hedhim benzinë zjarrit duke ngritur akuza ndërkohë që KFOR-i po investigon rastin, nuk do t’ia dijë as për Kosovën e as për Shqipërinë, po vetëm për luftën e stërhumbur politike me mua apo për politikën e luftës imagjinare me Serbinë.

Prandaj më duhet edhe njëherë t’u kujtoj se Shqipëria është pjesë e bashkësisë euroatlantike dhe ka fiks të njëjtën linjë të kësaj bashkësie, e cila bombardoi Serbinë dhe krijoi shtetin e Kosovës! Ne presim fjalën e KFOR-it që po heton rastin dhe i qëndrojmë de-eskalimit imediat!”-shkruan Rama.